Interi i Milanit po luan shkëlqyeshëm, gjatë këtij sezoni, dhe, tani, ndodhet në një garë të fortë me Napolin për titullin e kampionit në Serinë A, megjithëse, nga mbrapa, nga afër, të dy këta ekipe i ndjek Juventusi që, megjithë dy humbjet, është, gjithashtu, favorit për trofeun më të rëndësihëm në Apenine. Sidoqofë, një traditë u jep shpresë “neroazurëve” se, këtë sezon, kurrora do të jetë e tyre. Ka 10 vite që Interi nuk ka pasur një fillim të tillë të mirë në Serinë A: asnjë humbje, tre remi dhe 11 fitore në 14 ndeshje. Në të dy rastet, kur “neroaxurët” kanë patur një start të tillë, 1989 dhe 2007, ata janë bërë kampionë të vendit!
Ylli nr.1 i Interit është Mauro Ikardi që me dy golat e tij në ndeshjen e fundit ndaj Kaljarit në Sardenjë i dha fitoren 3-1, duke arritur shifrën e ftikshme 15 gola në 14 ndeshje në Itali. Akoma më e frikshme është e dhëna se, në gjashtë ndeshje, ai ka shënuar, të paktën, dy gola për ndeshje dhe, tani, në pesë ligat më të forta të Evropës, asnjë lojtar tjerër nuk mund të krahasohet me të. Nëse Ikardi vazhdon me të këtë formë, atëherë, nuk ka dyshim se Interi, këtë vit, do të arrijë deri te trofeu aq i dëshiruar i kampionit të Apenineve.