Ikardi me ritëm kampioni: Interi po bëhet një ekip i madh

Interi që, në fakt, po luan shkëlqyeshëm, këtë sezon në Serinë A, ende nuk e ka provuart shijën e hidhur të humbjes, ndërkohë që fitorja e fundit 1-3 në Kaljari bëri që ai të hipë në vendin e parë të tabelës së klasifikimit. Kapiteni Mauro Ikardi ka kapur një ritëm të shkëlqyer golashënues, por, megjithatë, ai thekson se rëndësi të dorës së parë ka shpirti ekipor:

“Ne po bëhemi një ekip i madh që lufton për fitore në çdo ndeshje dhe ajo që ka rëndësi, tani, është se ne e dimë sesi fitohen të tria pikët. Shpirti ekipor është elementi më i rëndësishëm dhe te ne, dua që ta theksoj, uniteti është në nivelin më të lartë”, tha Ikardi që ndodhet në “listat e dëshirave” të Realit të Madridit, Bajernit të Mynihut, Mançester Sitit, etj., por ai, tani për tani, nuk ka dëshirë që t’i komentojë ofertat e ardhura. “Unë jam i dashuriar mbas Interit, ne po luajmë shkëlqyeshëm dhe unë nuk kam ndërmend që të komentoj spekulimet e ndryshme”, tha ai.

Sfidanti.al