Nejmari më kërkesë të re: Deri ku do të shkojë llastimi i sulmuesit?

Ylli nr.1 i PSZH-së, Nejmar, çdo javë, fiton një shumë të madhe parash, si rrallë herë kush tjetër, por kërkesat e tij te ky klub francez, me pronarë sheikë arabë, po ndjekin njëra-tjetrën, duke i irrituar shumë dashamirësit e futbollit. Siç duket, lavdia e ka “goditur” atë në kokë, pasi kërkesat e tij po bëhet të pazakonta. Tani, Nejmari ka kërkuar nga klubi që ta lejojë atë që të vendosë vetë ai se në cilat ndeshje ai  do të luajë dhe në cilat jo, deri në fund të sezonit! Ky sulmues brazilian konsideron se nuk është nevoja që ai të luajë në të gjjitha ndeshjet!

“Nejmari kërkon nga PSZH-ja privilegje të veçanta. Ai, tani, do që të vendosë vetë se në cilat ndeshje ai do të luajë dhe në cilat jo”, bën të ditur një burim i afërt me kryesinë e klubit francez.Po ashtu, thuhet se Nejmari është ankuar në kryesinë e klubit se trajneri spanjoll, Unai Emeri, favorizon futbollistin uruguaian Kavani. Me të vërtetë që punë të çuditshme po ndodhin te PSZH-ja dhe, mbas tyre, qëndron kryesisht futbollisti brazilian, të cilit, si një fëmije të llastuar, po i plotësohen të gjitha tekat, duke qenë se ai është një futbollist që mund ta çojë këtë ekip francez deri te titulli i Ligës së Kampioneve.

Sfidanti.al