Pas më shumë se 30 vitesh, Alfa Romeo do të jetë sërish pjesë e Botërorit të Formula 1. Kompania italiane e prodhimit të makinave që nga viti 2018 do të nisë një bashkëpunim disa vjecar me Sauber me të cilën ka nënshkruar edhe kontratën.
Në kontratën e firmosur, rezulton se Alfa Romeo jo vetëm që do të jetë sponsori i skuadrës zvicerane, por edhe do të furnizojë atë me motorë. Ky partneritet që shihet nga të dy palët si një bashkëpunim strategjik, komercial dhe teknologjik, ka gjetur edhe mbështetjen e presidentit të Ferraritm, Serxho Markione i cili është shprehur vazhdimisht pro rikthimit të Alfa Romeos në Formula 1.
Sipas tij, rikthimi në Formula 1 i Alfa Romeos është dicka e rëndësishme për këtë kompani për ristrukturimin e markës së saj. Ai shtoi se Alfa Romeo ka dhënë një kontribut të madh në pasurimin e historisë së këtij sporti dhe për këtë arsye ai është i kënaqur që ajo do t’u bashkohet edhe kompanive të tjera automobilistike në Formula 1 si Mercedes apo Ferrari.
sfidanti.al