Tifozët në Meksikë pëlqejnë më shumë kërcimin se golat!

Është një sulmuese në Meksikë që i ka bërë tifozët për vete jo vetëm për golat që shënon. Ajo quhet Norma Palafoks dhe është lojtare e ekipit të femrave, Klub Deportivo Guadalahara të Primera Divizionit meksikan. Vajza me numrin 11 është vetëm 19 vjeç, dhe është bashkuar me ekipin pikërisht këtë vit, por ka bërë mjaft emër. Norma i feston golat e shënuar me anë të një vallëzimi apo kërcimi seksi në fushë, duke i kënaqur tifozët.

Edhe me ndihmën e saj, Guadalahara (që njihet edhe me nofkën Çivas) arriti në finalen e Turneut të Hapjes (Apertura), duke eleminuar Amerikën në çerekfinale, dhe duke u shpallur kampion duke mundur në finale Paçukën me rezultatet 0-2 e 3-0. Një nga golat në finale e shënoi pikërisht Norma Palafoks.

Sfidanti.al