A është vërtet i zemëruar Lionel Mesi me Nejmarin?!

Ne që shkruajmë jemi gazetarë dhe ju që lexoni jeni tifozë të sportit, veçanërisht të futbollit, por a nuk ndodh shpesh që ne të krijojmë histori të rrejshme, thjesht për t’u bërë interesantë? Për fat të keq, kjo histori është e vjetër sa gazetaria, dhe një rast për “diskutim” është ai i ftohjes së pretenduar mes Lionel Mesit dhe Nejmarit.

Gazeta spanjolle “Diario Gol” shkruan se Mesi është zemëruar nga fotot që ka bërë Nejmar me Ronaldon kur ishin në ndarjen e çmimit të lojtarit më të mirë të botës nga FIFA. Po ashtu, ka një interpretim disi “të çuditshëm” të fjalëve të Mesit për lojën e Barcelonës pa brazilianin, duke u titulluar se Mesi paska thënë se “Barça është më e fortë pa Nejmarin”.

Fjalët e sakta të Mesit janë këto: “Largimi i Nejmarit ka ndryshuar mënyrën sesi ne luajmë, ne humbëm shumë në aspektin sulmues, por u favorizuam në anën mbrojtëse, pasi tani ne jemi më të fortë në mbrojtje në mesfushë, kemi më shumë ekuilibër dhe jemi më të fortë në mbrojtje”. E shikoni, besoj, se Mesi i ka dhënë vlerat Nejmarit për lojën sulmuese, por ka thënë të vërtetën për lojën në mbrojtje. A mund të quhet kjo një kritikë? Nuk më duket!

Sfidanti.al