Dëgjoni Klopp!:Pezullimi i Premier do ishte padrejtësi, por ka edhe më keq se të mos qenit kampion

Anulimi i sezonit në futbollin anglez do të ishte një padrejtësi, por jo tragjedi. Kjo është ajo që ka deklaruar, Jurgen Klopp, trajneri i Liverpoolit që kryeson Premier Leaguen me 25 pikë diferencë kundrejt Manchester City me skuadrën e ‘The Reds’ që  po e ëndërron titullin e Premier Leagues që i mungon që nga viti 1990

‘Në jetë ka gjëra më të këqija në krahasim me mosshpalljen kampionë-tha Klopp për revistën Kicker-shumë njerëz kanë probleme të mëdha dhe shumë të tjerë kanë vdekur. Skenari më I keq që imagjinoj është se dikush nuk dëshiron të thotë asgjë për sezonin. Gjithsesi ka gjëra më të këqija me njerëzit që kanë shumë probleme me shëndetin dhe ekonomike.Rifillimi? Qendrat tona sportive janë vendet më të sigurta. Askush nuk mund të infektohet brenda tyre’.

Sfidanti.al