Pepe kthehet në shtëpi dhe gjen aty ish-shokun e Realit

Pepe i gëzoi pa masë tifozët e Portos, pasi ai nënshkroi kontratë me ish-klubin e tij, duke qenë se ky futbollist veteran vendosi të kthehej në atdheun e vet. Ai kishte mbetur pa klub, qëkur ai e prishi kontratën me Beshiktashin, për shkak të problemeve financiare që kishte ky klub turk.

Në fakt, interesim për këtë futbollist 35-vjeçar kishin treguar disa klube të njohur, por Pepe i hodhi poshtë ofertat e ardhura, midis tyre edhe nga Arsenali i Londrës dhe Monako, duke preferuiar që të kthehej në Portugali. Ai nënshkroi kontratë me Porton deri në vitin 2021 dhe me siguri që do të jetë një kartë e fortë në përpjekjet e këtij klubi portugez në luftën për titullin e kampionit kombëtar, si edhe në Ligën e Kampioneve, ku Porto në 1/8-tën e finaleve të saj do të ketë përballë Romën.

Sfidanti.al