Nuk është vetëm Barcelona, Griezman është prioritet edhe i Paris Sën Zhermenit.

Nuk është vetëm Barcelona, skuadra që po monitoron situatën e Antuan Grizman te Atletiko Madrid, por edhe klube të tjerë me në krye Paris Sën Zhermenin, i cili është i vetmi që është në gjendje që të paguajë klauzolën prej 200 milionë Eurosh të sulmuesit frances me Los Colchoneros, duke qenë se këta të fundit nuk do të hyjnë në tratativa për një shifër më të ulët.

Klubi parizien në këtë moment po merr oferta për Nejmar dhe Mbape me Realin e Madridit që duket më i interesuari për të dhe kjo ka bërë që drejtuesit e kampionëve të Francës ta kthejnë në prioritet Antuan Grizman në rast të largimit të Nejmar dhe Mbape.

Nga ana tjetër edhe vetë futbollisti do ta shihte me sy të mirë këtë mundësi duke menduar se Paris Sën Zhermen ka si ovbjektiv kryeso Ligën e Kampioneve dhe Botërorin e klubeve, pa injoruar këtu edhe mundësinë e kthimit të tij në vendlindje, në Francë.

sfidanti.al