Nisma e Premier League; ‘Black Lives Matter’ në vend të emrave në fanela

Futbollistët e Premier League angleze do t’i bëjnë homazh lëvizjes ndërkombëtare  kundër racizmit duke përdorur fanelat me frazën ‘Black Lives Matter’ në pjesën e pasme të fanelës në raundin  e parë të rifillimit të sezonit. Sipas medias britanike, fraza  do të zëvendësojë mbiemrat e futbollistëve ndërkohë që shkurtimi i fjalëve BLM do të shfaqet në pjesën e parë të fanelave të tyre.

Homazhi do të bëhet në mes të protestave ndërkombëtare kundër padrejtësive racial pas vdekjes së George Floyd, një person me ngjyrë që humbi jetën teksa ishte i arrestuar nga policia në Minneapolis në 25 maj. Në javët e fundit, klube të ndryshme të Premier League kanë pozuar me gjurin të mbështetur në tokë si ish yll i NFL, Colin Kaepernick që e popullarizoi gjestin si një formë proteste kundër problemeve racial.

Po kështu, klubet do të mbajnë 1 minutë heshtje për të gjitha viktimat e Covid-19 ndërsa në uniforma do të ketë një figurë në formën e zemrës për rë nderuar NHS dhe personelin mjekësor në linjën e parë gjatë krizës. Premier League do të nisë në 17 qershor pas një pauze prej 3 muajsh për shkak të kësaj pandemie që ka shkaktuar mbi 41 mijë të vdekur në Mbretërinë e Bashkuar.

Sfidanti.al