David dhe Victoria Beckham vendosin të ndahen përkohësisht

Nëse ka një cift që është bërë pjesë e kulturës popullore në 2 dekadat e fundit, është ai i formuar nga ish mesfushori I Realit të Madridit dhe Manchester United, David Beckham dhe ish këngëtarja e Spice Girl, Victoria që vazhdon të jetë një cift në modë në botën e të famshmve

Por megjithatë edhe pse duket se martesa mes tyre gjithnjë ka qenë e konsoliduar, David dhe Victoria Beckham kanë vendosur të ndahen përkohësisht. Sipas ‘Closer’ në Britaninë e Madhe, një burim pranë ciftit ka zbuluar vendimin e David dhe Victorias për t’u ndarë për pak kohë.

David do të shkojë në Miami për t’iu dedikuar me mish e me shpirt ekipit të tij te futbollit, ndërsa Victoria do të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar e përqendruar te fëmijët dhe marka e saj e modës. Por kjo ndarje nuk ka një arsye negative. I njëjti burim pranë ciftit theksoi se David dhe Victoria ishin shumë të kënaqur që e kaluan bashkë periudhën e karantinimit në banesën e tyre në Cotswolds me 3 nga 4 fëmijët e tyre, duke qenë se Brooklyn qëndroi në SHBA pasi nuk mund të linte vendin.

Sfidanti.al