Finalja e FA Cup ndërron emër për 2020 në ‘Heads Up FA Cup’

Finalja e Kupës së Anglisë do të ndryshojë emër për 2020 dhe do të quhet ‘Heads Up FA Cup’ dhe e gjithë kjo bëhet për të ndërgjegjësuar të gjithë në lidhje me shëndetin mendor, një lajm që është bërë i ditur ditën e enjrë nga princi Ëilliam

Është kjo një nismë e ndërmarrë nga trashëgimtarit të ardhshëm të fronit britanik teksa u vendos që finalja e Kupës së Anglisë për këtë vit të mos quhet ‘Emirates FA Cup’, por ‘Heads Up FA Cup’. Kompania ajrore Emirates, me seli në Dubai dhe që ka qenë sponsori i këtij kompeticioni që nga viti 2015 e pranoi këtë kërkesë të Princit për të ndryshuar emrin e finales së këtij kompeticioni.

‘Do te jetë një moment i promovimit të shëndetit të mirë mendor dhe pozitiv për të gjithë. Është rasti që të mbajmë parasysh atë cfarë kemi kaluar të gjithë më këtë pandemi-tha Duka I Cambridge

Kupa e Anglisë do te rinisë me sfidat cerekfinale në fundjavën e 27-28 qershort, ndërsa finalja është parashikuar të luhet në 1 gusht nëse pandemia nuk do të shkaktojë ndryshime të tjera.

Sfidanti.al