Nëse Lukaku nuk shkon te Juventusi, nga Junajtidi do t’ia mbathë…

Duke qenë se Dibala refuzoi transferimin te Mançester Junajtidi, dështoi edhe vajtja e Romelu Lukakut te Juventusi. Kjo situatë më shumë ka kënaqur Interin që po përgatit për sulmuesin belg një ofertë të re, të cilën ka shumë mundësi që Junajtidi ta pranojë.

Lukaku dëshiron që të ikë nga Mançesteri dhe këtë gjë ai ia ka bërë të ditur tanimë kryesisë së klubit, ndërkohë që ai, në fakt, nuk ka marrë pjesë në pjesën më madhe të përgatitjeve pragsezonale te Junajtidit

Tani duket se i vemi opsion ka mbetur Interi që është gati të japë për futbollistin belg 70 milionë euro plus bonuset përkatës. Që ta sjellë Lukakun në radhët e veta, Interi ka në dispozicion edhe vetëm tri ditë, pasi sezoni veror i transferimeve në Angli përfundon më 9 gusht. Po ashtu, me pikëpyetje është edhe transferimi në “Old Trafford” i Mario Manxhukiçit që supozohej të zëvendësonte Lukakun.

Sfidanti.al