Barcelona gjatë këtij sezoni do të ketë një sulm të hatashëm, duke qenë se gjatë verës solli Antoan Grizmanin, kështu që pritet që të dy yjet, ai dhe Lionel Mesi, të vendosin një komunikim të mirë në fushë, shumë më të mirë sesa në stol.
Klubi katalonjas nxori nga arka e vet gjatë këtij sezoni transferimesh 120 milionë euro që të blinte Grizmanin, por spekulohet se jo të gjithë futbollistët në dhomën e zhveshjes janë të entuziazmuar nga ardhja e sulmuesit francez.
Siç duket, disa yje të ekipit, përshi Mesin, nuk ia falin Grizmanit mënyrën sesi ai e “dribloi” Barcelonën verën e kaluar, kur refuzoi të shpërngulej në “Kamp Nou”.
Pak kohë më parë, vetë Grizmani zbuloi se Luis Suarezi i kishte shkruar dhe e kishte përgëzuar për ardhjen te Barcelona, por këtë nuk e kishte bërë Mesi. Që ka një dozë të vërtete në atë që shkruajnë mediumet, këtë e tregojnë edhe pamjet nga ndeshja e fundit miqësore mes Barcelonës dhe Arsenalit. Kur Grizmani doli nga loja dhe shkoi te stoli, ai u injorua nga Mesi që as nuk i dha dorën dhe as nuk i foli!
Sfidanti.al