Nuk mund të bëjë pa Junajtidin, legjenda do kthehet në “Old Trafford”

Është mëse e sigurt se një nga lojtarët më të dashur të tifozëve në historinë më të fundit të Mançester Junajtidit është Uejn Runi që momentalisht luan në kampionatin amerikan, MLS. Ai luajti 13 vite (2004-2017) me “djajtë e kuq” dhe tani ka dëshirë që të kthehet edhe një herë tjetër në vendin e tij më të dashur.

Mediume angleze shkruajnë se Runi ka paralajmëruar se ai me një kënaqësi të madhe do të kthehej në “Old Trafford” që të bëhet trajner në stafin e trajnerit kryesor të Junajtidit, Ole Solskjer.

Madje, në favor të sa më sipër është edhe fakti se familja e Runit planifikon seriozisht që të kthehet në Mançester.

Sfidanti.al