Messi mos dil shpejt në pension, argjentinasi: Nuk e di kur do ta lë futbollin

Kush adhuron futbollin duhet të urojë që Lionel Mesi të luajë për një kohë sa më të gjatë. Vetë argjentinasi duket se nuk është në gjendje që të bëjë një parashikim të tillë që do të thotë se të gjithë ne do të mund të vazjhdojmë të shijojmë magjitë e këtij futbollisti

‘Dhe sa kohë do të luaj futboll? Është një pyetje shumë e komplikuar pasi nuk e di-tha Messi në një intervistë të dhënë për faqen e Federatës Spanjolle të Futbollit -shpresoj që të luaj akoma edhe për shumë kohë. Deshira dhe iluzionet e mia për trofe rriten dita ditës. Kam ende objektiva për të arritur, më shumë trofe e më shumë gola. Tani jam i kënaqur, por nuk e di se kur do ta lë futbollin. Ndoshta është shpejt për ta menduar këtë, por e di që ky moment do të vijë një ditë’

Shumë shpejt do të nisë  Botërori i Rusisë dhe Messi e Argjentina e tij do të kërkojnë që të përsërisin atë që bënë në vitin 2014; të arrijnë në finale dhe pse jo të fitojnë Kupën e Botës, por për Messin skuadra e tij duhet të punojë shumë për të bërë realitet këtë objektiv.

‘Kemi luajtur 3 finale; në Kupën e botës në Brazil dhe në 2 Kupa të Amerikës-vijoi Messi-pritshmëritë janë shumë të mëdha. Sigurisht që duam të shpallemi kampionë dhe mënyra e vetme është që të luftojmë shumë në cdo ndeshje të turneut deri në arritjen e finales.’

sfidanti.al