Messi fiton dhe në Bundesligë, zgjidhet futbollisti më I mirë në botë

Lionel Messi fiton edhe në Bundesligë dhe shpallet si futbollisti më I mirë I vitit nga lojtarët e këtij kampionati. Revista gjermane Kicker zhvilloi edhe një sondazh  ku morën pjesë 239 futbollistë të Bundesligës  me argjentinasin që dominoi totalisht me 59.6% te preferencave. Diferenca mes Messit dhe van Dajk në vendin e dytë ishte shumë e madhe me mbrojtësin e Liverpulit që mori 9.6% të votave, ndërkohë që podiumin e plotëson sulmuesi I Paris Sën Zhermenit, Kilian Mbape me 7.5%.

Vetëm vendi I katërt për Kristiano Ronaldo me 6.7% ndërkohë që pesëshen e lojtarëve më të mirë të botës sipas futbollistëve të Bundesligës e plotëson Mohamed Salaj me 3.8% të preferencave.

Rezultati I këtij sondazhi  tregojnë diferenca shumë më të mëdha të argjentinasit me ndjekësit e tij në krahasim me Topin e Artë dhe FIFA The Best ku edhe në këto dy raste, rivali I tij më I afërt ishte pikërisht Virxhil Van Dajk

Sfidanti.al