Studimi për Alzheimerin, sëmundja që rrezikon futbollistët

Universiteti I Noruicit në Anglinë Lindore ka nisur një studim për të matur rrezikun e shfaqjes së sëmundjes së Alzheimerit te futbollistët, sidomos ata që gjuajnë topin me kokë. Departamenti I Neurologjisë të kësaj qendre, po rekruton lojtarë të një moshe mbi 50 vjec për të nisur këtë  studim.

Në fakt prej kohësh mjekët e FIFA po e monitorojnë cështjen e sëmundjes së Alzheimerit, që shfaqen më shpesh te lojtarët  profesionistë në momentin që ata arrijnë moshën e tretë. Lojtarë të mëdhenj të epokave të mëparshme si Pushkash, Kubala apo Myler  janë prekur nga Alzheimeri, ndërkohë që rasti më I dukshëm është ai I përfaqësueses angleze, kampione e botës në 1966.

Tre nga lojtarët e asaj përfaqësueseje, Martin Piters, 74 vjec, Nobi Stajls 76 vjec dhe Rej Uillson që ndërroi jetë vitin e kaluar në moshën 83 vjecare, u diagnostikuan me Alzheimer. Rasti I fundit është ai një legjende, Alen Shirer. Ish sulmuesi I Njukasëllit, tashmë 49 vjec, në një dokumentar të BBC me titullin ‘Demencia, futbolli dhe unë’ tregon se prej kohësh vuan nga humbje e kujtesës herë pas here,gjë që është shumë shqetësuese.

‘Cdo gol që kam shënuar me kokë, kanë qenë vijimi I mijëra tentativash të ngjashme në seancat stërvitore-tregon Shirer në dokumentarin e tij

Universiteti I Noruicit vijon në pistën e mjekëve të FIFA me këtë të fundit që po mendon që të përfshijë në rregullore nderrimet e përkohshme për lojtarët që pësojnë goditje në kokë gjatë një ndeshjeje. Këtë e pohoi shefi I Komitetit Mjekësor të FIFA, belgu Mishel D’Hog.

‘Miratimi për aplikimin e zëvendësimit të përkohshëm sidomos për goditjet në kokë, është një mundësi dhe një temë që ia vlen të diskutohet-tha D’Hog

Sfidanti.al