Cristiano Ronaldo, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në kualifikueset e Kupës së Botës. Portugezi shënoi dy gola në pjesën e parë kundër Hungarisë, duke e çuar ndeshjen në 2-1 pas epërsisë së hershme të Szalai. Me këto dy gola, CR7 arrin shifrën 41 në historinë e kualifikueseve të Kupës së Botës, duke tejkaluar lojtarin guatemalas Carlos Ruiz me 39 gola. Messi plotëson podiumin. Siç u përmend, Cristiano Ronaldo ka arritur një rekord individual, duke tejkaluar Carlos Ruiz. Leo Messi është në vendin e tretë me 36 gola. Vetëm gjashtë evropianë janë në 25 më të mirët: përveç portugezit, janë Leëandoëski me 33, Dzeko me 29, Shevchenko me 26, Kane me 23 dhe Depay me 22.
sfidanti.al