Sipas të përditshmes spanjolle ‘Diario AS’, Maroku po synon të presë finalen e Kupës së Botës 2030 në stadiumin e tij të ri në ndërtim, ‘Casablanca Stadium’, duke konkurruar drejtpërdrejt me Madridin dhe legjendarin “Santiago Bernabéu”. Edhe pse presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, po ushtron presion që finalja të zhvillohet në kryeqytetin spanjoll, Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) do të marrë vendimin përfundimtar mbi stadiumin që do të presë ndeshjen më të madhe të turneut. Megjithatë, synimi i Marokut për të organizuar finalen tregon ndikimin gjithnjë në rritje të vendit në futbollin botëror.
Nën drejtimin e trajnerit Walid Regragui, “Luani i Atlasit” ka bërë hapa të mëdhenj në arenën ndërkombëtare, duke arritur gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2022, lojërat Olimpike 2024, si edhe Kupën e Botës U-20, një dëshmi e qartë e përparimit të shpejtë të futbollit maroken. Projekti ambicioz i Marokut përfshin zhvillimin e talenteve të rinj, krijimin e një qyteti sportiv modern, dhe afrimin e lojtarëve me origjinë të dyfishtë, si Achraf Hakimi, Brahim Díaz dhe Abde Ezzalzouli. Me Kupën e Kombeve të Afrikës 2025 (AFCON) që do të zhvillohet në tokën marokene, vendi po e pozicionon veten si fuqia më serioze futbollistike e kontinentit afrikan, dhe një pretendent kryesor për të pritur finalen e Botërorit 2030.
sfidanti.al