Mesazhi i FIFA: I kuptojmë futbollistët pro Floyd, jo sanksione për ta

Mos ndëshkoni ata që manifestojnë në fushë homazhe për George Floyd; ky është mesazhi i dhënë nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit teksa së fundmi janë shfaqur hipoteza të tilla si ajo e Bundesligës për ndëshkim të lojtarëve që në ditët e kaluara janë bërë protagonostë të gjesteve në shenjë proteste për ngjarjet që po ndodhin në Minneapolis.

Me këtë mesazh FIFA bën një përjashtim nga rregullorja e saj që ndalon simbolet politike, sociale apo komerciale gjatë një ndeshje futbollit. Në këtë rast, kërkesa e FIFA është që të përdoret mirëkuptimi ndaj një proteste të cilën ky institucion e kupton thellësisht

FIFA u bën një apel ligave të futbollit që të përdorin mirëkuptimin përpara se të japin sankionin futbollistëve që kanë shfaqur solidaritetin e tyre për ngjarjet në Minneapolis duke kërkuar drejtësi për George Floyd, sic ndodhi në Gjermani ku Thuram Jr, Sancho, Achraf dhe McKennie rrezikojnë që të pësojnë ndëshkime disiplinore.

Sfidanti.al