Meritë e Juventusit apo e fantazistit? Bie çmimi i Dibalës ..40%!

Juventusi ka paralajmëruar se do të bëjë një “remont” të përgjithshëm të ekipit gjaë verës, ndërkohë që ka planifikuar që një pjesë të konsiderueshme të parave që do t’i duhen, t’i sigurojë nga shitja e Paulo Dibalës që, sikurse duket, nuk bën pjesë në planet e klubit torinez për sezonin e ardhshëm.
Por doli një problem, sepse gjatë muajve të fundit vlera e këtij futbollisti argjentinas që nuk luan rregullisht në formacion, ka nisur të bjerë, madje me shpejtësi, qëkur ai ka kyrë në konflikt me trajnerin Alegri. Në fakt, minutazhi i këtij futbollsiti në lojë është i vogël.
Në janar, çmimi i Dibalës ishte 100 milionë euro dhe interes për shërbimet e tij treguan Bajerni i Mynihut, Mançester Junajtidit, madje edhe Reali i Madridit, por ndërkohë situata ndryshoi. Asnjë nga klubet e lartpërmendur nuk planifikon që të shpenzojë qoftë edhe një shumë më të ulët për të. Media shkruan se çmimi i Dibalës ka rënë 40 për qind!
Sfidanti.al