Massimiliano Allegri njofton: Sezonin tjetër kthehem në pankinë

Massimiliano Allegri është gati të kthehet në stol dhe është vetë trajneri livornez që e bëri të ditur lajmin nga Parisi ku ndodhet për prezantimin e librit të tij ‘Të fitosh është kaq e lehtë’ duke mos shfaqur asnjë lloj dyshimi për të ardhmen e tij.

‘Në shtator duhet të kthehem, përndryshe mësohem keq me pushimet dhe nuk do të punoj më kurrë-tha Allegri me tone shakaje në një intervistë për AFP-kam edhe 3 muaj pushime dhe kjo është dicka e mirë’

Pas kësaj lind pyetja; por në cilën pankinë do të kthehet Allegri? Emri I ish trajnerit të Juventusit është lidhur me atë të shumë klubeve në Serie A dhe jashtë Italisë e këtu përfshihet edhe Paris Saint Germaini. Pyetja në lidhje me kampionët e Francës padyshim që u bë, por Allegri u mjaftua vetëm duke thënë se nuk ka qenë në kontakt me Leonardon duke konfirmuar se ende nuk e ka zgjedhur destinacionin e radhës

‘PSG? Jo. Në radhë të parë, nuk ka asgjë dhe në radhë të dytë, sepse do të ishte mungesë respekti për trajnerët e tjerë-tha Allegri-Sot jam në Paris, një qytet I mrekullueshëm për të prezantuar librin tim dhe në mënyrë të vecantë momentet, eksperiencat e mia. Nuk po flas për të ardhmen time, sepse ende nuk dihet’.

Sfidanti.al