Maradona pranë kthimit në pankinë; bisdeime me Himnasia La Plata

Pasi ndërpreu bashkpunimin me Dorados për arsye shëndetësore, Diego Armando Maradona duket se është gati t’i kthehet rolit të trajnerit dhe këtë radhë duket se do të jetë në futbollin argjentinas. Sipas asaj që publikohet në median e vendit amerikanojugor, El Pibe De Oro është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje me Himnasia La Plata që është në vendin e fundit në Superligën Argjentinase

‘Bisedimet kanë avancuar-zbulon një prej drejtuesve, ndërsa vetë Maradona u shpreh: ‘Nuk kam marrë oferta, por jam mirë dhe do të jetë një nder për mua të drejtoj një skuadër në vendin tim’.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Maradonës ka konfirmuar se bisedimet po ecin vërtet mirë pavarësisht asaj që deklaroi klienti i tij. ‘Në 10 shtator do të zhvillohet një takim me presidentin-tha Matias Morla-po ekzaminojnë cështjen në aspektin e shifrave, por ne e kemi dhënë miratimin tonë. Tani gjithcka varet nga vullneti i Himnasias’.

Himnasia La Plata në 5 ndeshje ka marrë vetëm 1 pikë dhe do të jetë klubi i tretë argjentinas për Maradonën që më parë ka përjetuar eksperiencën e tij me Deportivo Mandiju dhe Rasing në 1994 dhe 1995. Më pas në 2008-2010 ai ishte trajner i përfaqësueses argjentinase për t’u shkarkuar pas eliminimit nga Gjermania ne cerekfinale të Botërorit të Afrikës së Jugut.

sfidanti.al