Manchester City, 5 futbollistë pozitivë me Covid qëndrojnë në izolim

Pesë futbollistë të Manchester City vazhdojnë të qëndrojnë në izolim pasi rezultuan të prekur nga Covid-19 dhe nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Pep Guardiola për ndeshjen kundër Chelsea. Ishte vetë trajneri katalanas i Citizens që konfirmoi gjithcka në prag të kësaj sfide që do të luhet në Stamford Bridge.

Manchester City i është kthyer stërvitjes për këtë përballje pas rritjes së numrit të rasteve me coronavirus në skuadër që solli edhe shtyrjen e ndeshjes së Premier Leagues me Everton që ishte parashikuar të zhvillohej ditën e hënë.

Sfidanti.al