Pas 8 vjetësh, Mançester Junajtid baraz me kreun e Premier Ligës!

Ishte fillimi i vitit 2013 kur për herë të fundit, kjo skuadër ishte në një pozicion të tillë. Mançester Junajtidi drejtohej në atë kohë nga Sër Aleks Fergusoni dhe fitoi titullin në maj, por pas largimit të skocezit legjendar gjithçka u shkatërrua. U desh të kalonin 8 vjet që “djajtë e kuq” të barazoheshin me pikë me kreun e Premier Ligës, duke pasur 33 po aq sa Liverpuli kampion. Ia doli falë fitores së vështirë 2-1 ndaj Aston Vilës që luftoi fort në “Old Traford”, edhe pse nuk ia doli.

Antoni Marsial kaloi vendasit në epërsi, pastaj Traore barazoi në 58’, por shpejt Pol Pogba fitoi penalltinë që ktheu në gol i përhershmi Bruno Fernandes. Mançester Junajtidi ka 3 humbje ndaj vetëm 1 të Liverpulit, që ka më shumë barazime dhe që ka golaverazh më të mirë (+17 ndaj +9). Nuk dihet nëse ky ritëm do të vazhdojë deri në fund, por mund të thuhet se është periudha e Junajtidit, që pas eleminimit nga Championsi. Po ia del me një nga heronjtë e kohës së Sër Aleksit, Ole Gunar Solskjerin që shënoi golin e fitores në finalen e Championsit ndaj Bajernit në 1999.

Sfidanti.al