Luhet Rejnxhërs-Sëlltik, por përkujtohet 60-vjetori i tragjedisë!

Ishte 2 janari i vitit 1971 kur 66 tifozë humbën jetën të shtypur në stadiumin “Ajbroks” (Ibrox). Në këtë 2 janar do të jetë po në “Ajbroks” derbi i Skocisë mes Rejnxhërsit dhe Sëlltikut, dhe trajneri i vendasve, Stiven Xherrard, u kërkon tifozëve që të mos vijnë në stadium për të përkujtuar tragjedinë. “Nuk është vit normal, – tha ai, – është vit pandemie dhe duhet kujdes. Ju lutem të mos vini pranë stadiumit”. Vetë Xherrardi e di çdo të thotë tragjedi e tillë pasi ai humbi një kushëri në fatkeqësinë që ndodhi në “Hillsborou” me tifozët e Liverpulit kur 96 vetë humbën jetën. Në 2 janar 1971, në “Ajbroks” po luhej derbi Rejnxhërs-Sëlltik kur miqtë kaluan në epërsi në fund. Një pjesë e 80 000 tifozëve po largoheshin, kur Rejnxhërsi barazoi dhe nga dëshira për t’u kthyer, një tifoz u rrëzua, e pastaj nisi kaosi që përfundoi me 66 të vdekur.

Sfidanti.al