Mancester Siti, Aguero bën me dhimbje koke Pep Guardiolën, mungon disa javë

Mancester Sitit do t’I duhet të bëjë pa shërbimin e Kun Agueros disa javë. Është vetë trajneri I kampionëve të Anglisë që e konfirmoi lajmin në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e hënë teksa theksoi se argjentinasi ka probleme muskulare dhe se me shumë mundësi do të zëvendësohet nga Gabriel Zhezus. Aguero e pësoi dëmtimin e ti në ndeshjen e Premier Leagues ndaj Celsit duke iu detyruar të lërë para kohe fushën e lojës dhe tani do të mungojë në disa ndeshje.

‘Serhio do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për disa jave, se sa nuk e di me saktësi-komentoi Pep Guardiola-ka një problem në tendinë dhe do të humbasë disa ndeshje. Nuk besoj se do të jetë gati për ndeshjen derbi. Kushedi mund të ndodhë një mrekulli, por nuk e besoj. Do ta ndjejmë mungesën e Serhios, kemi pasur disa probleme me dëmtimet, por do të presim. Ndërkaq, kemi në dispozicion Gabriel Zhezus dhe Rahim Sterling që mund të luajnë në atë pozicion. Do të bëjmë ca kohë pa Agueron’.

Sfidanti.al