Liverpul, Fabinjo jashtë fushave deri në 2020, humbet Botërorin për klube

Te Liverpuli ka lindur shqetësimi për Fabinjon. Problemi I shfaqur  nga brazilini në ndeshjen me Napolin rezultoi më I madh nga sa u parashikua dhe futbollisti do të duhet të qëndrojë jashtë fushave të lojës deri në fund të vitit 2019.

‘Fabinjo ka pësuar një dëmtim në ligamentet e kaviljes gjatë ndeshjes së Ligës së Kampioneve ndaj Napolit në mesjavë-lexohet në një komunikatë të klubit anglez-mesfushori u detyrua të dalë nga fusha e lojës pas 18 minutash lojë në sfidën e mbyllur me barazimin 1-1 pas një përplasjeje. Fabinjo do të qëndrojë jashtë fushave të lojës deri në fillimin e vitit të ri. Ai do të nisë një program për riaftësimin së bashku me stafin mjekësor të The Reds në Melud për t’u kthyer në formën më të mirë fizike’.

Kjo do të thotë se Fabinjo do të humbasë sfidat e ardhshme të Premier Leagues e Ligës së Kampioneve e Botërorit të Klubeve të programuara për t’u zhvilluar në muajin dhjetor.

Sfidanti.al