Ndodhi ajo që parashikohej; Arsenali shkarkon Unai Emeri

Momenti I dobët në kampionat me 18 pikë në 13 ndeshje dhe humbja në Emirates Stadium ndaj Ajntrahtit të Frankfurtit në Europa League I kushtuan shtrenjtë Unai Emeri. Pasuesi I Arsen Venger në stolin e Arsenalit që nuk njihte fitore prej 7 ndeshjesh, u shkarkua nga detyra e tij me drejtuesit e Topcinjve që konfirmuan gjithcka në një komunikatë zyrtare ku theksuan se trajner I komanduar I skuadrës do të jetë Fredi Ljungberg, I cili deri tani ishte në rolin e asistentit të Emeri deri në gjetjen e një trajneri të ri.

Arsenali nuk jetonte një situatë kaq të vështirë prej më shumë se 25 vitesh; 7 ndeshje pa fitore është një seri negative që klubi londinez nuk e regjistronte që nga 1992 kur në stol ishte ende Xhorxh Graham që arriti deri në 8 ndeshje pa fitore, ndërkohë që në 20 vitet e Venger, një situatë e tillë nuk është parë kurrë.

Përsa I përket pasuesit të Emeri, sipas medias britanike, Arsenali kontaktoi me trajnerin Massimiliano Alegrin për të zëvendësuar spanjollin, por ish trajneri I Juventusit e refuzoi pasi dëshiron të shijojë deri në fund vitin e tij të pushimit, më pas do të shohim se cfarë do të ndodhë.

Sfidanti.al