Trishtim dhe gëzim në Formula 1; divorcohet Botas, Fetel sërish baba

Fundjava e garës së fundit të Botërorit të Formula 1 në Abu Dabi, paraprihet nga një lajm I trishtuar dhe një I gëzuar përsa u përket jetës personale të pilotëve. Kështu trishtimi është te Mercedes ku Valtteri Bottas zyrtarizoi divorcin nga  bashkëshortja e tij, notaren finlandeze Emilia Pikarainen me të cilën u martua në vitin 2016

‘Duhet të bëj të ditur se martesa ime përfundoi; rrugët tona u ndanë për shkak të sfidave në karrierën time dhe situatave të jetës-tha Botas-kështu është më mirë për të dy ne; ndahemi si miq.

Ndërkohë krejtësisht e kundërta ndodh në shtëpinë Ferrari e më konkretisht te familja Fetel. Piloti gjerman I Kokëkuqes italiane u bë baba për herë të tretë, pasi bashkëshortja e tij Hana Prater solli në jetë një djalë që vjen pas dy vajzave të para Emili dhe Matilda. Ferrari nuk nguroi që t’I drejtohet rrjeteve sociale për të uruar 4 herë kampionin e botës.

‘Urime Sebastianit për një prej arritjeve më të mëdha të tij-shkruhej në postimin e Ferrarit për Fetelin

Sfidanti.al