Milan apo Bolonja? Kudoqoftë, Ibrahimoviç luan deri 50 vjeç!

Do të duhet të vendosë të ardhmen dhe ende ka plane të mëdha, edhe pse është në moshë të shtyrë për futboll. Zllatan Ibrahimoviç, 38-vjeçar, po mendon se cilën skuadër të zgjedhë për të ardhmen, dhe me gjasë kjo do të jetë në Serinë A. Milani? Napoli? Bolonja? Ku i dihet, pasi Ibra mund të luante kudo, pa problem, dhe tani gjithçka mbetet nga detajet.

“Më duhet një projekt për të qenë dhe jam gati të luaj deri 50 vjeç me këtë nivel që kam sot”, – janë fjalët e suedezit. Projekt i tillë do të thotë që ai të ketë kontratë më shumë se 1-vjeçare, dhe besohet edhe një skuadër që të mund të pretendojë për diçka. “Tek Milani kam kujtime të mrekullueshme, – thotë ai pasi pyetet, – Milano nuk është qyteti im i dytë, por shtëpia ime e dytë”. Gjithsesi, palët duhet të bisedojnë pasi oferta e parë e kuqezinjve (4 milionë euro rrogë në sezon) është lënë në heshtje. Bolonja nuk heq dorë, pasi aty ndodhte Sinisha Mihajloviç, ndërsa tek Napoli do të gjente një skuadër të fortë, si dhe ish-trajnerin e tij, Karlo Ançeloti.

Sfidanti.al