Dhjetë vjet më parë ishte një skuadër province. Lajpcigu, që sot është superfuqi në Gjermani, e nisi gjithçka nga kategoria e pestë dhe dalë nga dalë realizoi ngjitjen. Kanë kaluar 10 vite nga nga liga e pestë, skuadra është kualifikuar për në Champions, madje pretendon të tetat e finaleve, pra turin e dytë. UEFA jep 9.5 milionë euro shpërblim nëse arrin këtë cak, dhe klubi i Lajpcigut e ka ndarë mendjen se çfarë do të bëjë. Do të jepen plot 5 milionë euro shpërblim për futbollistët, pra më shumë se gjysma. Këtë sezon, ambiciet e ekipit të Lindjes së Gjermanisë janë tepër të mëdha, pasi po pretendon të shkojë sa më larg në Champions, si dhe të fitojë Bundesligën.
Sfidanti.al