Dani Alvesh kundër drejtuesve të Sao Paulos: Duam stabilitet

Dani Alvesh gjithnjë ka dashur që të luajë me Sao Paulon dhe pas eksperiencave në Spanjë, Itali dhe Francë, vendosir të pranojë sfidën që I ofroi skuadra e tij e zemrës. Por pas 4 muajsh, gjërat nuk po shkojnë sic ai priste. Para pak javësh futbollisti më fitues në historinë e futbollit theksoi se ndihej I vjetër në moshë dhe I padobishëm për shkak të kritikave që shpërthyen në drejtim të tij. Tani 36 vjecari sipas UOL Esporte është I zemëruar me drejtuesit e skuadrës së tij

Problemi është që në Brazil vazhdon të flitet pëe ndryshime në drejtim të skuadrës, dicka që është kthyer në një trend në futbollin e këtij vendi. Por sipas Dani Alvesh, shkarkimi I radhës nuk do të zgjidhë asgjë, përkundrazi do të krijojë një situatë që nuk e nderon Sao Paulon.

‘Duam stabilitet në klub. Një skuadër si Sao Paulo nuk mund të qëndrojë gjatë pa fituar trofe-tha Dani Alvesh-por duhet të kemi stabilitet, përndryshe gjërat nuk do të jenë aspak të lehta. Të bësh ndryshime vetëm sepse të pëlqen t’I bësh është dicka e gabuar. Kudo që kam qenë kam pasur rezultate të larta sepse energjia ime u shpenzua për atë aqë dua më shumë, dhe kjë bëhet akoma më e fortë për Sao Paulon që është skuadra e ëndrrave të mia. Por kur fola me shokët e mi të skuadrës më thanë se breda një viti kanë pasur 4 trajnerë. Kështu gjithcka bëhet e pamundur. Nuk mund të krijohet një identitet loje në 4 muaj. Nuk kam parë kurrë dikë që të marrë rezultate për 4 muaj’.

Sfidanti.al