PSG tek “buka e vjetër” Ançeloti, Bajerni shpreson dështimin e Tuhelit

E keqja për dikë, është e mirë për dikë tjetër. Një shprehje e tillë ekziston në Suedi, por besohet se mund të aplikohet në gjithë botën, dhe tek Bajerni po shpresojnë të nxjerrin përfitime nëse Paris SG nuk arrin të fitojë Championsin. Bavarezët i kanë vënë syrin trajnerit parizien, Tomas Tuhel, për ta marrë për ekipin e tyre sezonin e ardhshëm, madje duke pasur plan që të krijojnë një çift bashkë me trajnerin e tanishëm, Hansi Flik.

Në Paris, ndërkaq, kanë edhe ata dyshimet e tyre për Tuhelin, dhe sipas mediave po mendohet një rikthim i Karlo Ançelotit. Ky i fundit, mendohet se është pranë shkarkimit tek Napoli (ku mund të zëvendësohet nga i larguari prej Milanit, Xhenaro Gatuzo). Një vals i vërtetë trajnerësh që vazhdon në gjithë Europën, siç ishte rasti në Angli me shkarkimin e Poçetinos (kandidat për shumë klube të mëdhenj) dhe emërimin në vend të tij të Zhoze Murinjos, që nga ana e tij u shkarkua vjet nga Mançester Junajtid.

Sfidanti.al