Dallas Maveriks është gjithnjë e më tepër një skuadër e rëndësishme e NBA-së, ndërsa Luka Donçiç është gjithnjë e më afër trofeve individualë. Pasi u shpall vjet Debutuesi më i mirë i sezonit, ylli nga Sllovenia u shpall edhe Lojtari më i mirë i Konferencës Perëndimore për muajin nëntor, ashtu si Janis Antetokumbo për Lindjen. Donçiç nuk deshi të ndalej me kaq, por vazhdoi “ofensivën” edhe në dhjetor.
Pasi shkëlqeu në fitoren e Dallasit në fushën e Lejkërsave (me 27 pikë), ai udhëhoqi ekipin e tij në suksesin në fushën e Nju Orlinsit. Përfundoi 118-97, dhe Donçiç shënoi 33 pikë si dhe kapi 18 topa në tabela. Edhe gjitha kjo në vetëm 28 minuta që ai ishte në parket, ndërsa shtoi edhe 5 asistë. Dallasi është në vend të katërt në Perëndim me 14 fitore e 6 humbje, ndërsa Donçiç ka mesataren 30.7 pikë për ndeshje, thuajse baraz me Antetokumbon, duke mbetur vetëm prapa Xhejms Hardenit që ka mesataren 39.5 pikë për ndeshje.
Sfidanti.al