Paris SG, pas Mesit e Dele Alit del edhe emri i Tolisosë!

Një lojtar i kombëtares franceze ka hyrë në ekuacionet e transferimeve të kampiones. Tek Paris SG kanë si gjithnjë përparësi rinovimin me dy yjet e sulmit, Nejmar e Kilian Mbape, po ashtu kanë dëshirë të madhe që të marrin Lionel Mesin, por tashmë klubi francez mund të marrë një përforcim të ri. Ky është mesfushori i kombëtares së Francës, Korenten Toliso, i cili sipas mediave franceze i është ofruar PSG-së nga Bajerni i Mynihut. Toliso ka kontratë në Bavari deri në 2022 dhe mund të arrihet ndonjë akord tani në janar, ose edhe në qershor. Për Dele Alin e Totenhemit, pëlqimi është i trajnerit Maurisio Poçetino, ndonëse kartoni i tij kushton 50 milionë euro dhe parizienët do të pëlqejnë që ta marrin në fillim në huazim.

Sfidanti.al