Kielini vlerëson yllin e radhës: Mbape, bota është e jotja!

I shkon patjetër vargu i Migjenit, kur poeti më i madh shqiptar i temave shoqërore thirri: “Qeshu rini qeshu, bota asht e jote”. Xhorxho Kielini, edhe pse ka miliona në bankë, nuk besohet se ka lexuar ndonjë rresht të Migjenit, por gjithsesi, ai e përdor këtë shprehje për yllin e ri të Francës, Kilian Mbapenë. “Ai është një lojtar që të bën një përshtypje të jashtëzakonshme, një kryevepër që nuk ka çmim, – shkruan kapiteni juventin në autobiografinë e tij, – mendoj se është më i mirë se Nejmari, më i qendrueshëm. E ardhmja është e tija”.

Kielini ka ditë që botohet në të përditshmet dhe mediat sportive në internet, ndërsa ka dhënë vlerësime “majtas e djathtas”, për Balotelin, Felipe Melon, Ramosin, Sarrin, Klopin, Alegrin dhe tani për Mbapenë. “E pashë në 2016 kur luajti në Champions për Monakon ndaj Mançester Sitit dhe më bëri përshtypje të madhe, – shkruajti ai, – më pas, u ndeshëm me të në gjysmëfinale. Atëherë ishte 18 vjeç, sot është 21 dhe është kampion i botës. i shprejtë, teknik, me instinkt. Atij nuk i mungon asgjë”.

Sfidanti.al