Skocia si Belgjika, Sëlltiku është tani vetëm 4 tituj larg Rejnxhërsit!

Për herë të fundit ishin barabar me tituj mbi 90 vjet më parë. Në sezonin1928-1929, Gllazgou Rejnxhërs fitoi titullin e 17-të në histori dhe mbërriti 17 kampionatet që kishte Sëlltiku. Që nga ajo kohë, skaji blu derbit “Old Firm” ka qenë dominuese, ndërsa afrimi më i madh i skuadrës me simbol “tërfilin” irlandez, ishte në 1988 kur arriti në 35 tituj, vetëm 3 më pak sesa Rejnxhërsi. Më pas, diferenca u rrit ndjeshëm, deri në 13, por tani të blertët janë afruar sërish.

Liga Skoceze e Futbollit vendosi të ndjekë shembullin e Belgjikës, ta anulojë pjesën e mbetur të sezonit dhe t’i japë titullin Sëlltikut, që ishte i shkëputur 13 pikë nga rivali i drejtuar nga trajneri Stiven Xherrard. Ky triumf i ekipit të trajnerit Neil Lenon është i 50-ti, ndërsa Rejnxhërsi ka 54. Prej mbi 30 vjetësh nuk kanë qenë kaq pranë, dhe shpresa e tifozëve sëlltikas nuk ka qenë kaq e madhe. Nuk dihet nëse do t’ia dalin ta mbërrijnë e ta kalojnë rivalin madhështor, por padyshim që do ta provojnë.

Sfidanti.al