Ligue 1: Lyon, Amiens e Toulouse kundër mbylljes, pritet ‘ndeshja vendimtare’

‘Është ndeshja e fundit e sezonit-kështu e prezantojnë mediat franceze sfidën gjyqësore që do të ‘luhet’ në Këshillin e Shtetit në Francë të cilit I janë drejtuar Lyoni, Amiens dhe Toulouse për të kundërshtuar vendimin për pezullimin përfundimtar të Ligue 1. Të tre këto klube arritën të sigurojnë procedurën urgjente dhe do të prezantohen përballë gjykatësve këtë të enjte në orën 14:00

Vendimi I dhënë nga autoritetet futbollistike bëri që Lyon të shohë t’i sfumohen mundësitë për të luajtur në Evropë pasi ishte në vendin e 7 në klasifikim në momentin që u ndërpre Ligue 1, ndërsa Amiens dhe Toulouse janë dy skuadrat që ranë në Ligue 2.

Në këtë mënyrë të 3 klubet vendosën të ngrenë zërin e tyre në cdo instancë gjyqësore dhe pasi Gjykata Administrative e hodhi poshtë apelin e tyre, për to karta e fundit për t’u luajtue mbeti Këshilli I Shtetit. Ndërkaq, presidenti I Lyonit, Jean Michel Aulas vazhdon të këmbëngulë në qëndrimin e tij për rifillimin e kampionatit, por do t’I duhet të presë edhe disa orë deri në vendimin përfundimtar

Sfidanti.al