Lewandowski është superbomberi për vitin 2020

2020 ishte një vit i jashtëzakonshëm për Robert Lewandowskin. Sulmuesi i Bayernit të Mynihut e mbylli atë si golashënuesi më I mirë në të gjitha kompeticionet për futbollistët e 5 kampionateve më të rëndësishme evropiane qëjanë ata në Angli, Gjermani, Spanjë, Itali e Francë.

Lewandowski e mbylli 2020 me një bilanc prej 45 golash në 40 ndeshje të zhvilluara duke lënë pas në vendin e dytë, yllin e Juventusit,Cristiano Ronaldo me 41 gola në 39 ndeshje, ndërkohë që podiumin e plotëson sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku me 35 gola në 47 ndeshje.

Klasifikimi vijon me Ciro Immobile të Lazios, Erling Haaland të Borussia Dortmund, Bruno Fernandes I Manchester United. Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi këtë vit e pa veten në vendin e 9 me 26 gola në 44 ndeshje pas Kylian Mbappe dhe Mohamed Salah, ndërkohë që dhjetëshen e shënuesve më të mirë për 2020 e mbyll Harry Kane i Tottenhamit me 23 gola në 33 ndeshje.

Sfidanti.al