Lazio, Inzaghi rinovon deri në 2023, por pagat e lojtarëve kthehen në problem

Ndërsa Simone Inzaghi rinovon kontratën për 2 vjet duke u lidhur kështi me Lazion deri në 2023, ajo që i trazon ëndrrat për titullin te skuadra bardhekaltër është cështja e pagave. Ndërsa Lazio po përgatitet për garën dyshe me Juventusin me rifillimin e Serie A, presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka riparë pozicionin e tij përsa u përket pagave dhe ka bërë ndryshime në propozime në krahasim me akordin e arritur paraprakisht me futbollistët e tij.

Akordi parapaprak i arritur një muaj e gjysmë më parë parashikonte anulimin vetëm të pagës së marsit,ndërsa ajo e prillit do të jepej gjatë sezonit pasardhës. Por pas një takimi të fundit me veteranët e Lazios, Lotito u bëri të ditur vullnetin e tij për të anuluar si pagën e marsit ashtu edhe të prillit, ndërsa paga e majit është shpërndarë tashmë. Një propozim që ka krijuar një siklet të ri te skuadra, por edhe të ndonjë prej drejtuesve të klubit. Gjithsesi bisedimet po vijojnë deri në gjetjen e një pike të përbashkët për të firmosur akordin.

Sfidanti.al