Lampard në historinë e Celsit, rekord fitores në transfertë si Bobi Kempbell

Frenk Lampard hyn gjithnjë e më shumë në historinë e Celsit. Pasi shkroi faqe pafund shumë të bukura si futbollist, ish mesfushori fiton pikë të shumta edhe si trajner. Fitorja  e arritur të shtunën ndaj Uatfordit bëri që ai të barazojë një rekord që rezistonte prej 30 vitesh

Në fakt, Lampard barazoi numrin e sukseseve në transfertë në të gjitha kompeticionet të Bobi Kempbell të vitit 1989; 7 fitore radhazi në transfertë. Për këtë rekord, Lampard duhet që të falenderoje Abraham dhe Pulishic, autorët e të dy golave të Bluve të Londrës në sfidën me Uatford. Ndeshjet e radhës për Celsin janë në shtëpi me Ajaksin dhe Kristal Palas, ndërsa sfida e radhës larg Stamford Bridge do të jetë ajo me kampionët e Mancester Sitit, një sfidë kjo shumë e vështirë, por që mund t’I sigurojë përfundimisht një vend në histori Celsit të Lampard.

Sfidanti.al