Zidan e Reali me mendjen te PSG: Do te japim 2000%

Ndeshja e radhes per Realin e Madridit eshte ajonme Getafen, por skuadra e Zinedin Zidan e ka mendjen tek ajo me Paris Sen Zhermen e vlefshme per 1/8 e finaleve te Liges se Kampioneve. Kjo u duk edhe nga fjalet e trajnerit Zinedin Zidan ne nje konference per shtyp qe foli edhe per demtimin e Nejmar.

‘Na vjen vertet keq per Nejmar-tha Zidan-PSG eshte nje skuader shume e forte dhe ai qe do ta zevendesoje ate do te beje nje pune shume te mire. Nuk mendoj se do te jete nje ndeshje e lehte. E respektojme Paris Sen Zhermenin dhe do te japim 2000% te mundesive tona ne kete ndeshje. Futbollistet e kane mendjen te sfida e se martes’.

Zidane foli edhe per shanset e tij duke theksuar se skuadra e tij ka ende shanse pavaresisht 15 pikeve qe e ndajne ate nga Barcelona.

‘Titulli ne kampionat eshte i veshtire por jo i pamundur-vijoi Zidan-shikoni se çfare po ndodh mes vendit te pare dhe te dyte. Nese fiton Atletiko e con ne 2 pike diferencen. E mendoje ti? Une jam optimist deri ne fund’.

Sfidanti.al