Valentino Rosi nuk ka ndermend te ndalet ne Boterorin e MotoGP, perkundrazi do te qendroje edhe ca kohe ne pista. Vete Rosi e ka thene kete duke marre shkas nga nje pyetje per mundesine e krijimit te nje skuadre te tij ne MotoGP.
‘E kemi menduar kete opsion, do te ishte diçka e bukur-tha Rosi-por ne dy vitet e tjera nuk do te krijoj nje skuader timen ne MotoGP me Jamahen, kjo edhe per faktin se une do te garoj edhe per te dy vitet e ardhshme. Me siguri do te flasim per kete me vone’.
Rosi foli edhe per testet parasezonald qe po kryhen ne prag te kampionatit te ri te MotoGP.
‘Sot nuk u paraqitem keq-vijoi Rosi-une ndihem mire ne kushte te tilla. Megjithate ne duhet te punojme akoma me shume pasi ne kete sezon eshte e rendesishme per ne aftesia jone per t’u pershtatur me çdo gare si dhe menyra se si do te punojme me gomat’.
Sfidanti.al