Zlatan Ibrahimovic do te lere Mançester Junajtid ne fund te sezonit. Ai qe e deklaroi kete ishte trajneri Zhoze Murinjo per median britanike.
‘Mendoj se ky eshte sezoni i fundit i Zlatan Ibrahimoviç me Mançester Junajtid-tha Murinjo-nuk e di nese do te vazhdoja apo do terhiqet, eshte nje vendim te cilin do ta marre ai vete. Mendoj se e ka fituar te drejten per te bere zgjedhjen e tij ne jete perbte ardhmen. Ai demtim i tmerrshem nderpreu karrieren e tij ne keto dy sezone per ne kur ai mund te bente akoma me mire’.
Nderkaq vete Ibrahimoviç duket se nuk ka ndermend te terhiqet, perkundrazi ai mendon edhe per nje rikthim te mundshem ne Kombetaren Suedeze ne Boterorin e Rusise.
‘Me mungon kombetarja dhe askush nuk eshte i detyruar te me therrase. Kur te dua te kthehem te kjo skuader, do ta bej-tha Ibrahimovic per median e vendit nordik-dyert nuk jane mbyllur dhe une ne te vertete nuk dua qe te jem pjese e kombetares vetem per emrin tim. Nuk mund te perqendrohem te Suedia nese nuk luaj ndeshje’.
Sfidanti.al