Sevija është vendi ideal për magjitë e Leo Mesit

Cili tjetër do të bënte dallimin në një ndeshje të komplikuar me Seviljen. Leo Mesi nuk mund të lejoi që përballë Sevijes, ndeshja të ketë një protagonist tjetër.  Autor i golit dhe një artizan i pasit të golit të Suarez në fitoren 2-1. Argjentinasi  ka realizuar një vepër arti, nga ato që quhen “goditje e vdekur” për portierët, duke i dhënë mundësi Barçës për të filluar përmbysjen e një ndeshjeje, e cila kishte filluar keqazi me golin e Vitolos në minutën e 15.

Sevija, protagoniste e iniciativës në fillimin e ndeshjes, është e mallkuar nga fati, sepse sa herë ajo bën gati kurthin për Barçën, shfaqet Leo Mesi dhe i prishë të gjithë planet. Dhe kush tjetër do të shfaqej më parë se futbollisti që ka shënuar 500 gola me fanelën e Barcelonës, një shifër e kombinuar midis ndeshjeve zyrtare dhe atyre miqësore. Për t’i shkuar deri në fund një mbrëmjeje vallzimi me  topin, Leo ka sajuar me një mjeshtri të ftohtë topin për Nejmar, tek goli i dytë i Suarezit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *