Ronaldo nga rofeshata qiellore zbret në tokë, mos largoni Benzeman?

Të gjithë e kanë të qartë se Reali i Madridit, gjatë kësaj vere, do të jetë aktiv në tregun e e transferimeve, ndërkohë që mediumet spanjollë kanë filluar që të spekulojnë se kush do të mund të vijë në “Santiago Bernabe”. Është pothuajse e sigurt se Reali do të sjellë një sulmues, pasi Karim Benzema nuk po i përmbush më pritshmëritë.

Presidenti i klubit, Florentino Perez, konsideron se sulmuesi i Totenhemit, Hari Kein, është zgjidhje e duhur për sulmin e ekipit, por, sidoqoftë, këtë mendim nuk e ka Kristiano Ronaldo. Sipas mediumeve, Ronaldo i ka thënë Perezit se nuk është nevoja që të vijë Keini dhe se ai duhet t’i japë edhe një shans tjetër Benzemas.

Sfidanti.al