Roma akuzon gjermanin Brih: Arbitër pa kurajo, ndihmoi Barçën

Euzebio Di Françesko nuk e vonoi aspak përgjigjen dhe analizën e tij për ndeshjen e humbur 1-4 në “Anfild”. “Roma zhvilloi një ndeshje të madhe, – tha trajneri i kryeqytetasve, – por, Barça u ndihmua nga arbitrat”. DiFra theksoi se rezulati është i padrejtë, dhe që e dënon ekipin e tij që të mos ketë shpresë. Po ashtu shton se “për sjelljen në fushë dhe personalitetin nuk mund t’u bëj lojtarëve asnjë kritikë, vetëm u them të bëjnë më pak gabime në mbrojtje”. “Nuk na u dha një penallti, ndërsa nuk patëm fat me autogolat, – thotë trajneri më tej, – nëse Barcelona nuk u paraqit në maksimum, ishte edhe për meritën tonë”.

I mërzitur edhe portieri Alison. “Gabimet janë pjesë e lojës, i bëmë ne, ashtu siç i bënë edhe arbitrat, – tha ai, – ne duhet të luftojmë në kufijtë e së pamundurës. Duhet të shmangim gabimet, sepse është detyra jonë që të jemi të përqëndruar deri në fund”. Edin Xheko, autor i golit të vetëm roman në Katalonjë, akuzoi abitrin se “nuk dha një penallti të pastër, duke treguar se i mungon kurajoja”.

Sfidanti.al