Reali i Madridit, kjo makinë (historike) që prodhon para!

A mund të mos krijojë pasuri klubi i vlerësuar si “numri 1 i shekullit të 20-të”? Padyshim që e kundërta është e vërtetë, dhe i tillë është Reali i Madridit që kryesoi sërish renditjen e klubeve të futbollit me vlerën më të lartë financiare, plot 3.478 miliardë euro, duke lënë pas Barcelonën e Mançester Junajtidin. Në një analizë të gazetës “Marka” shkruhej se suksesi i Realit bazohet, jo vetëm tek fitoret sportive, por sidomos tek një plan financiar, plan menaxhimi, që garanton të ardhura kurdoherë. Pak a shumë, si Mançester Junajtidi.

Gjithsesi, Spanja dhe veçantitë e saj, dhe veçantia kryesore ka të bëjë me Realin. Si një simbol i vendit iberik, Madridi pati vend të veçantë në hierarkinë e shtetit të Frankos, dhe jo më kot sukseset e mëdha nisën pas vitit 1945, me Frankon në pushtet dhe me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore. Skuadra që dominoi Europën në vitet 1955-1966, dhe që fitoi 18 tituj në La Liga në 27 vjet (1953-1980), hodhi bazat e perandorisë së sotme të Florentino Perezit. Reali është klubi që më lehtë se të gjithë e fiton Championsin, pikërisht për këtë arsye, ashtu siç Liverpuli e ka më të lehtë se të gjithë klubet anglezë. E gjitha kjo ka bërë që të diversifikohen të ardhurat, dhe vetëm 20 për qind vijnë nga e drejta televizive, ndonëse ajo arrin në mbi 170 milionë euro.

Sfidanti.al